Shpërthen kamioni i mbushur me eksploziv, 10 të vdekur në Siri

Dhjetë të vdekur dhe trembëdhjetë të plagosur është bilanci i shpërthimit të një kamioni me bombë në një pikë kontrolli në qytetin Azaz

Gusht 8, 2024 - 12:20
 0
Shpërthen kamioni i mbushur me eksploziv, 10 të vdekur në Siri

Dhjetë të vdekur dhe trembëdhjetë të plagosur është bilanci i shpërthimit të një kamioni me bombë në një pikë kontrolli në qytetin Azaz në veri të Sirisë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e të vdekurve ishin katër luftëtarë nga forcat pro-turke, sipas OJQ-së me bazë në Londër, e cila ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Sipas raporteve të tjera, Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga luftëtarët kurdë, filluan një sulm me predha artilerie në të njëjtën zonë.

Që nga viti 2016, ushtria turke ka nisur tre ofensiva tokësore kundër forcave kurde në Sirinë veriore dhe kontrollon një pjesë të madhe përgjatë kufirit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.