“Paris 2024”- Mundësi shqitar Abarakov kualifikohet në çerekfinale, mban shpresat për medalje

Aventura e mundësit shqiptar Zelimkhan Abakarov në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka nisur me këmbën e mbarë. Në sfidën e parë të peshës 57kg, ai mposhti me pikë 7-6 Diamantino Iuna Fafe, rivalin nga Guinea Bissau. Një fitore e vështirë për mundësin kuqezi, që për një moment ishte në disavantazh 6-1. Por në periodën e […]

Gusht 8, 2024 - 12:20
 0
“Paris 2024”- Mundësi shqitar Abarakov kualifikohet në çerekfinale, mban shpresat për medalje

Aventura e mundësit shqiptar Zelimkhan Abakarov në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka nisur me këmbën e mbarë. Në sfidën e parë të peshës 57kg, ai mposhti me pikë 7-6 Diamantino Iuna Fafe, rivalin nga Guinea Bissau.

Një fitore e vështirë për mundësin kuqezi, që për një moment ishte në disavantazh 6-1. Por në periodën e dytë ai bëri një paraqitje më të mirë, duke përmbysur shifrat dhe fituar sfidën me një pikë avantazh, falë një kapjeje dhe rrotullimi.

Me këtë fitore, mundësi kuqezi avancon mes 8 më të mirëve të peshës 57kg në Olimpiadë. Në raundin tjetër, Abakarov do të përballet me indianin Aman Aman, në një tjetër sfidë të vështirë për mundësin kuqezi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.