Abakarov kaloi në 1/8 me përmbysje, Shqipëria pranë medaljes? Zbulohet kundërshtari i radhës i mundësit shqiptar

Zelimkan Abakarov kaloi më sukses provën e parë në mundje duke fituar me përmbysje në raundin e 1/8 në lojërat olimpike kundër rivalit

Gusht 8, 2024 - 13:20
 0
Abakarov kaloi në 1/8 me përmbysje, Shqipëria pranë medaljes? Zbulohet kundërshtari i radhës i mundësit shqiptar

Zelimkan Abakarov kaloi më sukses provën e parë në mundje duke fituar me përmbysje në raundin e 1/8 në lojërat olimpike kundër rivalit afrikan Iuna Fafe, ndërsa tani është mësuar edhe kundërshtari i radhës.

Tani pritet që Abakarov të përballet me mundësin indian Aman Aman, i cili duket modest në statistika duke rritur shpresat e mundjes shqiptare për t’u futur në zonën e medaljeve. Ndeshja do të zhvillohet pas pak.

Fitorja me përmbysje

Atleti që përfaqëson Shqipërinë e nisi keq përmballjen që i takonte peshës deri në 57 kg në stilin e lirë. Ai u gjend në disavantazh 6 me 1 kundër kundërshtarit të tij nga Guinea Bisau që është në fakt kampion i Afrikës, sportist i nivelit shumë të lartë.

Mirëpo Abakarov bëri një përmbysje të shkëlqyer duke e mbyllur përballjen me rezultatin 7 me 6. Ky rezultat e dergoi mundësin e Shqiperisë në fazën cerekfinale, duke u afruar gjithnje e më shumë me endrrën e madhe për t’i dhënë kuqezinjve medalje në olimpiadë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.