DETAJE/ Si ndodhi konflikt me thika mes familjeve shqiptare në Itali, viktima shkoi të merrte borxhin prej 5 mijë eurosh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mes dy familjeve shqiptare në Rimini, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se dy familjet janë përfshirë

Gusht 8, 2024 - 15:00
 0
DETAJE/ Si ndodhi konflikt me thika mes familjeve shqiptare në Itali, viktima shkoi të merrte borxhin prej 5 mijë eurosh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mes dy familjeve shqiptare në Rimini, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se dy familjet janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, me pasojë një viktime dhe një i plagosur.

Viktima është identifikuar si Dritan Idrizi, i cili mori të paktën tre goditje me thikë. Autor është bashkëatdhetari i tij, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Mediat italiane bëjnë të ditur se konflikti është shënuar për shkak të një borxhi 5 mijë euro.

“Sipas hetimeve fillestare, Idrizi u godit me thikë dhe u vra me tre goditje me thikë nga një bashkatdhetar i tij, banues në Tavullia, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Sipas asaj që u tha nga hetuesit, viktima në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, ka shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje tjetër me origjinë shqiptare, pasi  është dashur të kërkojë një shumë prej 5 mijë eurosh”, thuhet në artikullin e mediave italiane./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.