Vodhi 9 mijë euro në një banesë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se vodhi 9 mijë euro  në banesën e një shtetasi. Policia njofton se

Gusht 8, 2024 - 15:00
 0
Vodhi 9 mijë euro në një banesë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se vodhi 9 mijë euro  në banesën e një shtetasi.

Policia njofton se në kuadër të operaicionit “Vëzhgimi” ka rënë në pranga shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia gjatë kontrollit i gjeti 30-vjeçarit 2800 euro, të cilat anë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 eurot dhe veshjet që autori ka patur gjatë vjedhjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.