VIDEO/ Turisti humb kontrollin, makina përfundon në kanalin e Butrintit

Një makinë ka përfunduar në ujërat e Kanalit të Butrintit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë. Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të […]

Gusht 8, 2024 - 15:00
 0
VIDEO/ Turisti humb kontrollin, makina përfundon në kanalin e Butrintit

Një makinë ka përfunduar në ujërat e Kanalit të Butrintit ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë.

Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime.

Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Mjeti tip “Fiat” drejtohej nga një shtetas i huaj, i identifikuar si Patryk Sajnog. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi dhe është arrestuar nga policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.