Rritet prodhimi nga energjia diellore, fotovoltaikët gjeneruan 4.8% të energjisë totale në vend

Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njofton Scan TV. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruan rreth 208 000 mWh energji apo 169 mijë mWh më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar. Kjo rritje […]

Gusht 8, 2024 - 15:00
 0
Rritet prodhimi nga energjia diellore, fotovoltaikët gjeneruan 4.8% të energjisë totale në vend

Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njofton Scan TV. Sipas të dhënave zyrtare, në total u gjeneruan rreth 208 000 mWh energji apo 169 mijë mWh më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar.

Kjo rritje i atribuohet veçanërisht hyrjes në prodhim të centralit diellor të Karavastasë, që ka gjeneruar dhe pjesën dërrmuese të energjisë.

Për periudhën janar – qershor ky impiant prodhoi 135,653 mWh apo 3.1% të energjisë totale të gjeneruar në vend.

Gjithashtu, në muajin maj të këtij viti ka hyrë në prodhim edhe centrali Blue 1, që është një prodhus i pavarur energjie.

Sipas të dhënave zyrtare në muajt maj – qershor nga ky central u prodhua 14 mijë mWh energji.

Hyrja në prodhim e këtyre impinateve ka rritur edhe peshën e energjisë diellore, në raport me totalin e gjeneruar nga të gjithë burimet energjetike në vend. Për periudhën 6-mujore energjia diellore e prodhuar nga të gjithë impiantet fotovoltaike arriti në 4.8% të totalit, shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë. Ndonëse në raport me energjinë totale të prodhuar në vend kjo sasi është modeste, ajo paraqet rëndësi në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht Shqipëria është e varur nga burimet hidrike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.