Shoferi hidhet nga kamioni, mjeti i tonazhit të rëndë përplas makinat e parkuara. Dy të plagosur në aksident

Një aksident i rëndë u regjistrua në zonën e Dhërmiut, ku drejtuesi i një kamioni u detyrua të hidhej nga mjeti sepse nuk

Gusht 8, 2024 - 17:20
 0
Shoferi hidhet nga kamioni, mjeti i tonazhit të rëndë përplas makinat e parkuara. Dy të plagosur në aksident

Një aksident i rëndë u regjistrua në zonën e Dhërmiut, ku drejtuesi i një kamioni u detyrua të hidhej nga mjeti sepse nuk frenonte dot.

Më pas, kamioni u përplas edhe me tre automjete të tjera, që ishin të parkuara në rrugë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shoferi i kamionit mori plagë të lehta gjatë aksidentit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, një aksident i dytë u shënua në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Pojskë, ku u përplasën dy makina tip “Volkswagen”.

Një prej mjeteve drejtohej nga një shtetas danez, Kervan Primet, ndërsa në makinën tjetër udhëtonte një familje me dy fëmijë të vegjël.

Nga përplasja mbetën të plagosur shtetasi danez dhe një pasagjerë që udhëtonte bashkë me të.

Ata u dërguan në spital ku jane jashte rrezikut. Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një manovër e gabuar e danezit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.