Air France dhe Transavia shtyjnë pezullimin e fluturimeve për në Bejrut

Pezullimi i fluturimeve të Air France dhe Transavia për në Bejrut është shtyrë sërish deri të dielën, më 11 gusht, për shkak të situatës gjeopolitike në Liban, siç

Gusht 8, 2024 - 17:20
 0
Air France dhe Transavia shtyjnë pezullimin e fluturimeve për në Bejrut

Pezullimi i fluturimeve të Air France dhe Transavia për në Bejrut është shtyrë sërish deri të dielën, më 11 gusht, për shkak të situatës gjeopolitike në Liban, siç konfirmuan sot dy linjat ajrore për AFP.

Rifillimi i operacioneve, i pezulluar më 29 korrik për shkak të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, do të varet nga një vlerësim i ri i situatës në rajon, sipas një deklarate të postuar të mërkurën në mbrëmje në faqen e internetit të Air France.

Pezullimi ka të bëjë gjithashtu me “dy drejtime” në lidhjen midis aeroportit Paris-Charles de Gaulle dhe Bejrutit, njoftoi Air France për Agence France-Presse.

Disa linja ajrore të tjera kanë pezulluar fluturimet për në kryeqytetin libanez mes frikës së një përshkallëzimi ushtarak midis Izraelit dhe Hezbollahut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.