Lojrat Olimpike/ Sportisti grek humbet dhe i nxjerr inatin babait, e shan dhe e përzë nga stadiumi

Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur në Lojrat Olimpike që po mbahen në Paris. Sportisti grek, Stefanos Tsitsipas ka sharë babain e

Gusht 8, 2024 - 19:00
 0
Lojrat Olimpike/ Sportisti grek humbet dhe i nxjerr inatin babait, e shan dhe e përzë nga stadiumi

Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur në Lojrat Olimpike që po mbahen në Paris.

Sportisti grek, Stefanos Tsitsipas ka sharë babain e tij dhe e ka përzënë nga stadiumi, kur ai humbet ndeshjen e tenisit përballë kundërsharit japonez.

“Dil nga stadiumi” i tha disa herë sportisti me ton të fortë babait të tij Apostolos Tsitsipas, i cili u largua menjëherë nga tribuna ku ishte ulur.

Por këto veprime të teniserit grek duket se janë të përsëritura. Stefanos Tsitsipas e kishte përzënë edhe më herët babain e tij nga fusha në  US  Open  dhe gjithashtu në  turneun e Vjenës .

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe me nënën e tij gjatë gjysëmfinales në Romë, kur nuk duroi të dëgjonte fjalët e saj në rusisht, pasi kundërshtari i tij, Daniil Medvedev, ishte rus dhe e kuptoi se çfarë po i thoshte.

“Mos fol në rusisht. Flisni në greqisht. Mos fol rusisht. Nëna unë shërbej dhe ti flet rusisht. Dilni nga fusha, më mirë mos flisni rusisht. A jeni plotësisht i çmendur?”, i tha ai nënës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.