Ritheksohet thirrja për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Dai Bing , i ngarkuari me punë i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara , përsëriti të mërkurën thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. “Teksa ne flasim, konflikti në Rripin e Gazës vazhdon prej më shumë se 300 ditësh, me më shumë se 10.000 gra të vrara dhe mbi një […]

Gusht 8, 2024 - 19:00
 0
Ritheksohet thirrja për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Dai Bing , i ngarkuari me punë i Misionit të Përhershëm të Kinës në Kombet e Bashkuara , përsëriti të mërkurën thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Teksa ne flasim, konflikti në Rripin e Gazës vazhdon prej më shumë se 300 ditësh, me më shumë se 10.000 gra të vrara dhe mbi një milion gra dhe vajza palestineze që përballen me krizën e urisë”, tha Dai Bing, gjatë konferencës së Këshillit të Sigurimit mbi mbështetjen e angazhimeve të WPS (paqja dhe siguria e grave) në kontekstin e tërheqjes së përshpejtuar të operacioneve të paqes.

Dai përsëriti thirrjen për të gjitha palët për t’iu përgjigjur “konsensusit dërrmues të komunitetit ndërkombëtar” dhe për të promovuar së bashku zbatimin “e plotë dhe efektiv” të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit, për të arritur një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për t’i dhënë fund katastrofës humanitare dhe për të frenuar përhapjen e konfliktit.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se të gjitha përpjekjet për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet, si edhe për të krijuar një mjedis paqësor për civilët, përfshirë gratë, janë parakusht kryesor për avancimin e agjendës së WPS.
Kina mbështet Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit në formulimin e planeve të qarta dhe të realizueshme, për tranzicionin dhe strategjitë e operacioneve të paqes, të bazuara në respektimin e plotë të vullnetit të vendeve në fjalë, në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit dhe fushave prioritare të tyre, për të siguruar një tranzicion të qetë, tha ai.

Duke vënë në dukje se gratë janë aktore të rëndësishme në operacionet e paqes, Dai tha se Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit mbështet në mënyrë të qartë pjesëmarrjen e barabartë dhe të plotë të grave në proceset e paqes, si edhe bën thirrje për mbrojtje të shtuar ndaj grave dhe vajzave në zonat e konfliktit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.