“Gerrard para Scholes?”/ AI shpall 11-shen më të mirë në historinë e Premier League, tifozët të pakënaqur

Skuadra më e mirë e Premier League e të gjitha kohërave është zbuluar nga Chat GPT, por disa zgjedhje të diskutueshme kanë zemëruar shumë tifozë. Asnjë lojtar aktual nuk është pjesë e formacionit, ndërsa Manchester City ka ZERO përfaqësues. Pakënaqësitë e para nga tifozët kishin të bënin me zgjedhjen e Gerrard para Scholes, me një […]

Gusht 8, 2024 - 20:20
 0
“Gerrard para Scholes?”/ AI shpall 11-shen më të mirë në historinë e Premier League, tifozët të pakënaqur

Skuadra më e mirë e Premier League e të gjitha kohërave është zbuluar nga Chat GPT, por disa zgjedhje të diskutueshme kanë zemëruar shumë tifozë.

Asnjë lojtar aktual nuk është pjesë e formacionit, ndërsa Manchester City ka ZERO përfaqësues.

Pakënaqësitë e para nga tifozët kishin të bënin me zgjedhjen e Gerrard para Scholes, me një tifoz që tha: “Thjesht nuk mund të jesh në formacionin titullar nëse nuk e ke fituar Premier League”.

U kritikuar edhe mungesa e Kevin De Bruyne.

Njëri tha: “Ku është De Bruyne? Ai është mesfushori më i madh i Premier League”.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë diskutime ka qenë ajo e Gary Neville në mbrojtje para Kyle Walker.

Në fakt, zero lojtarë të Man City janë të përfaqësuar, megjithëse Lampard kaloi një sezon në Etihad në fund të karrierës së tij.

Tifozët kanë kritikuar edhe zgjedhjen e Cristiano Ronaldo-s në sulm para Mohamed Salah, i cili ka realizuar 157 gola në 263 ndeshje.

Njëri shkroi: “Salah duhet zgjedhur para Ronaldo-s. Ai ka luajtur vitet e tij më të mira në Angli”.

Ndërsa një tjetër tha: “Inteligjenca artificiale është e dehur”, përpara se një tjetër të thoshte: “ChatGPT nuk po funksionon siç duhet”.

Ndërkohë, fituesi rekord i 13 Premier League, Ryan Giggs, është zgjedhur në krahun e majtë.

Mbi këtë, një tifoz shkroi: “Nuk ka formacion të Premier League pa Wayne Rooney”.

Golashënuesi rekord i Premier League, Alan Shearer, humbi vendin ndaj Thierry Henry në krye të sulmit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.