Zjarret bëjnë kërdinë në Finiq dhe Delvinë, Vengu” ngujohet” në zonë: Natë vigjilence! Parkun arkeologjik e shpëton vetëm…

Nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në Finiq dhe në Delvinë. Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu është shprehur se në Finiq dhe në Delvinë që prej mesditës ka pasur një situatë problematike, por që fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz […]

Gusht 8, 2024 - 23:00
 0
Zjarret bëjnë kërdinë në Finiq dhe Delvinë, Vengu” ngujohet” në zonë: Natë vigjilence! Parkun arkeologjik e shpëton vetëm…

Nga Parku Arkeologjik i Finiqit, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në Finiq dhe në Delvinë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu është shprehur se në Finiq dhe në Delvinë që prej mesditës ka pasur një situatë problematike, por që fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz dhe banesa.

Më tej, Vengu ka deklaruar se nata e sotme do të jetë e gjatë, teksa ka shtuar se nuk do të largohen nga zonat e prekura nga flakët, të cilat ka thënë se do të jenë nën monitorim.

Ministri Pirro Vengu: Jemi në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Në Finiq dhe në Delvinë që prej mesditës kemi pasur një situatë problematike në të gjithë rrafshin e kodrave që ndan të 2 bashkitë dhe në fshatrat përkatëse. Jemi përqëndruar me forcat e armatosura dhe me mjetet zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e të 2 qarqeve. 8 mjete zjarrfikëse, 40 forca zjarrfikëse nga bashkitë e të 2 rretheve.

Kemi pasur ndërhyrje shumë të gjata nga forca ajrore që ka bërë të mundur frenimin e vatrave në drejtim të zonave të banuara. Do të jetë një natë vigjilence, nuk duhet të largohemi nga zona dhe as të dorëzojmë vatra të vogla që janë ende aktive. Do të jetë një natë e gjatë dhe vigjilence dhe do të mbesim në koordinim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.