Telenovela Broja drejt fundit, sulmuesi duhet të zgjedhë një nga dy skuadrat e interesuara

Telenovela Armando Broja pritet të marrë fund këtë fundjavë, pasi sulmuesi shqiptar të ketë zhvilluar edhe një bisedë “kokë më kokë” me trajnerin

Gusht 9, 2024 - 00:00
 0
Telenovela Broja drejt fundit, sulmuesi duhet të zgjedhë një nga dy skuadrat e interesuara

Telenovela Armando Broja pritet të marrë fund këtë fundjavë, pasi sulmuesi shqiptar të ketë zhvilluar edhe një bisedë “kokë më kokë” me trajnerin e Chelsea, Enzo Mareska.

Mediat britanike bëjnë me dije se deri më tani, vetëm Everton dhe Wolverhampton kanë shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Mareska e la Brojën jashtë skuadrës miqësoren ku “blutë e Londrës” humbën 2-1 ndaj Real Madrid. Por mungesa e tij nuk erdhi si pasojë e një dëmtimi.

22-vjecari kaloi një sezon jo të mirë në aspektin personal në sezonin e shkuar, pasi edhe në gjysmën e dytë ku luajti në huazim te Fulhami nuk arriti të lërë gjurmë.

Në pesë ndeshjet miqëosre në SHBA të Chelseat, Broja luajti vetëm 72 minuta. Në qendër të sulmit përpara tij u preferua 18-vjecari Marc Guiu, i cili u aktivizua në vend të Nicolas Jackson.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.