A duhet ngrënë peshk me djathë? Ja si qëndron e vërteta sipas pikëpamjes shkencore

Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh keq. Këtë këshillë, shqiptarët e kanë dëgjuar  shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjen tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve […]

Gusht 9, 2024 - 01:00
 0
A duhet ngrënë peshk me djathë? Ja si qëndron e vërteta sipas pikëpamjes shkencore

Nëse ha peshk me qumësht, djathë apo me kos helmohesh keq. Këtë këshillë, shqiptarët e kanë dëgjuar  shpesh. Ajo është rrënjosur aq thellë në ndërgjegjen tonë sa asnjë prej nesh me siguri nuk ka guxuar ta provojë me të vërtetë, nga frika e një helmimi të rrezikshëm.Sa të vërteta janë paralajmërimet e nënave dhe gjysheve tona? A është me të vërtetë ky kombinim kaq i rrezikshëm sa mund të përfundojmë në spital?

Vite më parë, njerëzit përballeshin me paralajmërime të forta se peshku me qumështin dhe nën produktet e tij ishin një kombinim i tmerrshëm për shëndetin.

Nga aty ideja u përhap në të gjithë globin. Megjithatë nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye përse peshku dhe produktet e bylmetit të mos konsumohen së bashku apo në të njëjtën kohë. Shkencëtarët hedhin poshtë pretendimet se kombinimi i këtyre produkteve  mund të jetë kaq i dëmshëm apo mund të çojë në pigmentim të lëkurës. Ndërkohë, recetat që na serviren  në restorante përfshijnë edhe gatime me peshk me salca të ndryshme bulmeti.

Problemet me tretjen

Njerëzit që janë alergjikë ndaj peshkut apo kosit e qumështit duhet të tregojnë kujdes.

Proteinat dhe bulmeti

Ekspertët  thonë  se produktet e bulmetit nuk përshtaten me ushqimet e pasura me proteina. Një prej arsyeve është se qumështi dhe kosi kanë efekt qetësues në organizëm. Peshku ka efekt ngrohës sepse është i pasur me proteina dhe shpërbërja e tyre gjatë tretjes çliron nxehtësi. Regjimi Mesdhetar i ushqyerjes, një nga më të shëndetshmit në botë përfshin kombinimin e tyre bashkë me drithërat, yndyrnat e shëndetshme dhe arrorët. Një kombinim i këtyre ushqimeve është mirëbërës kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit apo problemeve mendore. Pavarësisht këtyre të dhënave, shkenca nuk ka arritur akoma të provojë dëme të mëdha në organizëm prej këtij kombinimi tabu.

Ky kombinim nuk besohet të shkaktojë helmim, por alergji tek njerëzit që kanë tolerancë të pakët ndaj laktozës, pra jo për shkak të kombinimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.