Goditën me qelq në fytyrë 24-vjeçaren dhe e shpërfytyruan, shpallet në kërkim ish-banorja e BBV dhe motra e saj

Policia ka shpallur në kërkim ish-banoren e BBV dhe ish-konkurrenten e Për’Puthen, Antonela Berisha, si edhe motrën e saj Marinela, pasi akuzohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë një 24-vjeçare, e identifikuar si Klea Prenga, në një restorant në kryeqytet. Uniformat blu po punojnë për kapjen e motrave, Antonela Berisha, 28 vjeçe, edhe […]

Gusht 9, 2024 - 09:00
 0
Goditën me qelq në fytyrë 24-vjeçaren dhe e shpërfytyruan, shpallet në kërkim ish-banorja e BBV dhe motra e saj

Policia ka shpallur në kërkim ish-banoren e BBV dhe ish-konkurrenten e Për’Puthen, Antonela Berisha, si edhe motrën e saj Marinela, pasi akuzohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë një 24-vjeçare, e identifikuar si Klea Prenga, në një restorant në kryeqytet.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e motrave, Antonela Berisha, 28 vjeçe, edhe Marinela Berisha, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

“Këtu dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”, raporton policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.