De Gea i rikthehet futbollit pas 1 viti, gati firma me ekipin italian

David De Gea do të firmosë për Fiorentinën dhe rikthehet në fushën e blertë pas 13 muajsh. Formalitetet duket se kanë mbetur që

Gusht 9, 2024 - 12:20
 0
De Gea i rikthehet futbollit pas 1 viti, gati firma me ekipin italian

David De Gea do të firmosë për Fiorentinën dhe rikthehet në fushën e blertë pas 13 muajsh.

Formalitetet duket se kanë mbetur që portieri spanjoll të bëhet lojtar i italianëve. Marrëveshja mes dy palëve parashikon një kontratë 1+1 vjeçare, ku ish-portieri i Manchester United dhe Atletico Madrid pritet në Firence rreth mesditës, siç raporton Fabrizio Romano.

E rëndësishme është që ai t’i kalojë me sukses testet mjekësore, pasi është një futbollist joaktiv prej kohësh dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur atëherë do të bëhet lojtar i finalistëve të Ligës së Konferencës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.