U ekzekutua nga policia serbe, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë

Trupi i Faton Hajrizit është sjellë në Kosovë në orët e para të ditës së sotme. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka konfirmuar se është se tashmë ka arritur trupi i një shtetasi të Kosovës që dyshohet se është i vrarë në Lloznicë. “Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, […]

Gusht 9, 2024 - 13:00
 0
U ekzekutua nga policia serbe, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë

Trupi i Faton Hajrizit është sjellë në Kosovë në orët e para të ditës së sotme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka konfirmuar se është se tashmë ka arritur trupi i një shtetasi të Kosovës që dyshohet se është i vrarë në Lloznicë.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Faton Hajrizi u vra në Lloznicë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri më 18 korrik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.