Zbardhen 62 raste të përndjekjeve online, u kryen të gjitha nga shqiptari i burgosur në Francë

Të paktën 62 raste të përndjekjeve online, të kryera nga një 34-vjeçar, i cili po vuan dënimin në një burg të Tiranës, janë zbardhur nga policia e Tiranës. Siç bëhet e ditur, pas kallëzimeve të bëra në drejtim të tij, gjatë hetimeve është zbuluar se F. D., 34 vjeç ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale […]

Gusht 9, 2024 - 14:00
 0
Zbardhen 62 raste të përndjekjeve online, u kryen të gjitha nga shqiptari i burgosur në Francë

Të paktën 62 raste të përndjekjeve online, të kryera nga një 34-vjeçar, i cili po vuan dënimin në një burg të Tiranës, janë zbardhur nga policia e Tiranës.

Siç bëhet e ditur, pas kallëzimeve të bëra në drejtim të tij, gjatë hetimeve është zbuluar se F. D., 34 vjeç ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale të vajzave të cilave u merrte fotografitë dhe më pas i publikonte në profile false të krijuara prej tij.

34-vjeçari i shoqëronte fotot me përshkrime denigruese e më pas i shantazhonte vajzat duke u kërkuar foto apo video intime, në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Ai aktualisht vuan dënim në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet 34-vjeçari. Gjatë kontrollit, në qeli u gjet dhe u sekuestrua aparati që ai përdorte për të shantazhuar vajzat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.