Dhunohet një varr në Shkodër, 58-vjeçari kallëzon rastin në polici

Një 58-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Shkodrës, pasi sipas tij disa persona kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij. Personat në fjalë nuk janë identifikuar ende, ndërkaq po punohet për kapjen e tyre. “Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58  vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar […]

Gusht 9, 2024 - 14:00
 0
Dhunohet një varr në Shkodër, 58-vjeçari kallëzon rastin në polici

Një 58-vjeçar ka bërë një kallëzim në policinë e Shkodrës, pasi sipas tij disa persona kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij. Personat në fjalë nuk janë identifikuar ende, ndërkaq po punohet për kapjen e tyre.

“Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58  vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,” njoftojnë blutë e Shkodrës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.