Si të Përgatisni në Shtëpi Bonbonet e Dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.  Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve. ‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë  periudhës së diktaturës komuniste. Mund të kenë qenë […] The post Si të Përgatisni në Shtëpi Bonbonet e Dikurshme appeared first on AgroWeb.

Gusht 9, 2024 - 15:20
 0
Si të Përgatisni në Shtëpi Bonbonet e Dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme. 

Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve.

‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë  periudhës së diktaturës komuniste.

Mund të kenë qenë të tilla, sidomos asokohe kur buka me sheqer dhe ujë apo vaj ulliri me kripë sillte një lumturi të pashoqe.

Ndonëse nuk bëhen me çokollatë të mirëfilltë nga ato të tregut, gatimi i këtyre bonboneve është një traditë e veçantë e një shtëpie të lumtur.

Bonbonet bëhen me qumësht , ndaj mund ta imagjinoni kënaqësinë e fëmijëve të atij brezi që nuk kishin asnjëherë të ngopur me to.

Këto ëmbëlsira shqiptare janë modeste në krahasim me atë që ofron tregu. Por në aspekt shijesh, përbërësish dhe pastërtie nga kimikatet nuk kanë të krahasuar.

AgroWeb.org ju sjell një recetë tradicionale të bonboneve shqiptare që do ju kënaqin shijen, nepsin dhe do t’ju ndihmojnë të kuptoni se ndonjëherë lumturia gjendet edhe në gjërat më të vogla, edhe në një bonbone.

Bonbonet mund të shoqërohen mjaft mirë me kafe apo çaj teksa mund të serviren gjithashtu për qërasje ndaj miqve dhe të ftuarve.

Receta e Bonboneve

Përbërësit:

  • 2 gota qumësht
  • 2 gota sheqer
  • 20 gr gjalpë
  • 1 lugë çaji me kafe ose kakao (sipas preferencës mund të mos i përdorni në mënyrë që bonbonet të jenë bardha)

Përgatitja:

Hedhim qumështin një një tenxhere të vogël, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin.

I trazojmë duke i lënë fillimisht në nxehtësi të lartë.

Më pas shtojmë edhe kafenë apo  kakon, kjo sipas preferencës nëse dëshirojmë që bonbonet të marrin pak ngjyrë.

I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.

E ulim pak nxehtësinë, por jo deri në fund në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë.

Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek shtrydhësja e limonit për t’u dhënë formë një e nga një./AgroWeb.org

The post Si të Përgatisni në Shtëpi Bonbonet e Dikurshme appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.