Viti 2024 mund të jetë më i nxehti në histori, agjencia e BE: Mesatarja u rrit me 0.76 gradë

Ky vit mund të hyjë në histori si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Agjencia Europiane Kopernikus, që mbikëqyr ndryshimet klimatike thotë se mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit, është rritur me 0.76 gradë Celsius, krahasuar me mesataren e 3 dekadave nga viti 1991 deri në 2020. Mesatarja e 12 muajve të […]

Gusht 9, 2024 - 17:01
 0
Viti 2024 mund të jetë më i nxehti në histori, agjencia e BE: Mesatarja u rrit me 0.76 gradë

Ky vit mund të hyjë në histori si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Agjencia Europiane Kopernikus, që mbikëqyr ndryshimet klimatike thotë se mesatarja e temperaturave globale gjatë 12 muajve të fundit, është rritur me 0.76 gradë Celsius, krahasuar me mesataren e 3 dekadave nga viti 1991 deri në 2020.

Mesatarja e 12 muajve të fundit është po ashtu 1.64 gradë më e lartë se ajo e periudhës para industrializimit që si periudhë përllogaritet gjysma e dytë e shekullit të 19-të.

Ky vit pritet t’i marrë rekordin 2023-shit që shënoi temperaturat mesatare më të larta mujore duke nisur nga Korriku i kaluar.

Ekspertët e Kopernikus, megjithatë besojnë se Korriku i dha fund vargut të muajve që shënuan temperaturat më të larta në histori, pasi përfundon edhe fenomeni El Ninjo i ngrohjes së oqeaneve që bllokojnë rrymat e ftohta polare të freskojnë globin.

Rritja e temperaturave, shkaktare e katastrofave natyrore nëpër botë lidhet kryesisht me çlirimin në atmosferë të dioksidit të karbonit nga karburantet e automjeteve dhe të industrisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.