Nervat “tradhtojnë” 29-vjeçarin shqiptar, në makinë i gjenden 16 kg kokainë
Nervoziteti i shfaqur dhe tentativa për të shtuar gazin kur iu bë thirrje të ndalonte për një kontroll rutinë, e ka çuar një 29-vjeçar shqiptar pas hekurave në Itali. I riu u arrestua në Peruxhia, pasi kontrolli i imtësishëm i policisë në mjetin e tij, çoi në zbulimin e 16 kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte […]
Nervoziteti i shfaqur dhe tentativa për të shtuar gazin kur iu bë thirrje të ndalonte për një kontroll rutinë, e ka çuar një 29-vjeçar shqiptar pas hekurave në Itali. I riu u arrestua në Peruxhia, pasi kontrolli i imtësishëm i policisë në mjetin e tij, çoi në zbulimin e 16 kilogramë kokainë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako dhe u gjet e fshehur brenda një xhepi fals të krijuar në bagazhin e makinës.
Efektivët e ndaluan 29-vjeçarin pasi sjellja e tij ishte e dyshimtë. I riu shqiptar e ka rritur shpejtësinë e mjetit kur i është dhënë urdhër për të ndaluar. Më pas në momentin e kontrollit është shfaqur nervoz dhe aspak i qetë, duke u përpjekur të justifikojë sjelljen e tij me arsye të parëndësishme.
Kjo ka shtyrë efektivët të “zbërthejnë” mjetin dhe të zbulojnë xhepin që fshihte kokainën në dyshemenë e bagazhit të makinës. Më pas është kontrolluar edhe shtëpia e 29-vjeçarit, i cili u arrestua për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.
/a.r
What's Your Reaction?