SHBA tremb Dodik: Po pasuron veten, por ne e dimë ku janë paratë

Milorad Dodik, kreu i Republika Srpska në Bosnje, është tronditur nga deklarata e fundit e ambasadës së SHBA, të cilët kanë thënë se

Gusht 9, 2024 - 17:40
 0
SHBA tremb Dodik: Po pasuron veten, por ne e dimë ku janë paratë

Milorad Dodik, kreu i Republika Srpska në Bosnje, është tronditur nga deklarata e fundit e ambasadës së SHBA, të cilët kanë thënë se ai punon për pasurimin e vetes së tij dhe jo të komunave të RS.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X” ambasada e SHBA në Bosnje shkruan se shumë komuna në të cilat Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), kryetar i së cilës është Dodik janë në pushtet, u tërhoq nga programi amerikan i ndihmës, sepse Dodik u bëri presion për t’u tërhequr.

Komunitetet e tyre tani po humbasin përfitimet  punë, infrastrukturë të përmirësuar, investime dhe më shumë që ofrojnë këto programe. Dodik merret më shumë me pasurimin e vetes dhe të familjes se sa për të pasuruar komunitetet lokale dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në komuna”, thuhet në njoftim.


Më tej në postimin e ambasadës thuhet se “Diaspora Invest” deri më tani ka realizuar 69 milionë dollarë investime dhe ka hapur më shumë se 2800 vende pune në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën.

Të gjitha komunat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të marrin pjesë në programet tona të investimeve dhe programet e qeverisjes vendore, dhe aktualisht 30 komuna nga Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe dhjetë komuna nga RS marrin pjesë në to”, tha Ambasada e SHBA.

Reagimi i përfaqësisë së SHBA përfundoi me deklaratën “Ne e dimë se ku janë paratë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.