“Mblidhni burrat oj budallica”

Juliana Nura ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale. Dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj. Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja […]

Gusht 9, 2024 - 17:55
 0
“Mblidhni burrat oj budallica”

Juliana Nura ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj. Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Në reagimin e saj, Xhuli, siç e njohin ndjekësit e saj, shprehet kundër mënyrës se si është trajtuar situata. Ajo thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre nëse ata tradhtojnë dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë.

“Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës.

Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar.

Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër.

Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë.

Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“, tha Xhuli ne nje video te postuar ne rrjetet sociale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.