Komploti terrorist ndaj Taylor Swift, pas shqiptarit arrestohet edhe një 18-vjeçar irakian

Pas 19-vjeçarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, policia e Vjenës ka arrestuar sot një 18-vjeçar irakian në lidhje me hetimet për një komplot të dyshuar për të sulmuar koncertin e Taylor Swift në kryeqytetin austriak. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Austrisë. Sipas ministrit Gerhard Karner, irakiani vjen nga i njëjti […]

Gusht 9, 2024 - 18:55
 0
Komploti terrorist ndaj Taylor Swift, pas shqiptarit arrestohet edhe një 18-vjeçar irakian

Pas 19-vjeçarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, policia e Vjenës ka arrestuar sot një 18-vjeçar irakian në lidhje me hetimet për një komplot të dyshuar për të sulmuar koncertin e Taylor Swift në kryeqytetin austriak. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Austrisë.

Sipas ministrit Gerhard Karner, irakiani vjen nga i njëjti rreth si i dyshuari kryesor, 19-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

“I dyshuari irakian u betua për besnikëri ndaj grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS) më 6 gusht, por mbetet e paqartë nëse ai kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin e planifikuar. Më shumë të dyshuar do të merren në pyetje dhe do të kontrollohen banesat, ndërsa hetuesit vazhdojnë të shqyrtojnë komplotin”, tha Karner.

I dyshuari kryesor, i cili gjithashtu ishte zotuar për besnikëri ndaj IS-it, po planifikonte një sulm vdekjeprurës mes rreth 20,000 fansave të “Sëiftie” që do të mblidheshin jashtë stadiumit Ernst Happel të Vjenës, duke shkaktuar anulimin e të tre shfaqjeve për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Komploti për sulm në koncertin e Taylor Swift, arrestohet edhe

19-vjeçari, i cili la punën më pak se dy javë para sulmit të planifikuar, duke thënë se “kishte plane të mëdha”, ka bërë një rrëfim të plotë në paraburgim, sipas autoriteteve.

Dy të rinj të tjerë austriakë të moshës 17 dhe 15 vjeç u arrestuan të mërkurën për komplotin e dyshuar.

Autoritetet austriake raportohet se kanë marrë informacion në lidhje me kërcënimin e koncertit të Sëift nga inteligjenca amerikane, pasi ligji austriak nuk lejon monitorimin e aplikacioneve të mesazheve të çastit, të cilat të dyshuarit i kishin përdorur për të komunikuar.

“Bashkëpunimi me partnerët dhe shërbimet e huaja është thelbësor dhe reciprok. Kjo bëri të mundur parandalimin e një tragjedie në Vjenë,” tha kancelari austriak Karl Nehamer.

Swift, performanca e radhës e së cilës është planifikuar në Londër javën e ardhshme, nuk ka komentuar për anulimet e koncerteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.