“Të rrijë atje në zyrë se s’merr vesh nga urat”, deputeti i Vetëvendosjes sulmon ambasadorin amerikan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se ambasadorët perëndimorë nuk kanë dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit. Ai ka thënë se për temën e urës së Ibrit ka pas marrëveshje që nga viti 2016 dhe nuk është realizuar. Bajrami ka shtruar pyetjen se a duhet të pritet një […]

Gusht 9, 2024 - 19:10
 0
“Të rrijë atje në zyrë se s’merr vesh nga urat”, deputeti i Vetëvendosjes sulmon ambasadorin amerikan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se ambasadorët perëndimorë nuk kanë dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit.

Ai ka thënë se për temën e urës së Ibrit ka pas marrëveshje që nga viti 2016 dhe nuk është realizuar.

Bajrami ka shtruar pyetjen se a duhet të pritet një dekadë për hapjen e saj.

“Ambasadorët e QUINTI-it nuk patën një përgjigje se pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit.

Të paktën ta kemi një arsye pse nuk duhet të hapet ura, përveçse është e një anshme.

Hapja e urës nuk mund të jetë e dyanshme, sepse ne nuk jemi duke hapur një urë që na lidh me Serbinë”, ka thënë Bajrami.

Tutje ai tha se se ambasadori amerikan nuk merr vesh në ura.

“Ambasadori amerikan nuk merr vesh nga ura, ai duhet të qëndrojë në ambasadë”, tha Bajrami.

“Në Kosovë në një kohë edhe zgjedhjet u caktojshin në koordinim me ambasadat”, vijoi Bajrami.

BE e SHBA janë shprehur kundër hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur se ura do të hapet në momentin e duhur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.