“Plasni”!/ Stresi nga arratia “thumbon” sërish policinë e Kosovës

E ndërsa është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram. Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të […]

Gusht 9, 2024 - 19:15
 0
“Plasni”!/ Stresi nga arratia “thumbon” sërish policinë e Kosovës

E ndërsa është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram.

Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të drejtë.

Me mesazhe më herët i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, duke i thënë se drejtësia duhet të arrestojë kriminelë, dhe jo atë apo mikun e tij Noizyn, tashmë pas hekurave.

Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë: “Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni”.

Në diçiturë shkruan: Dyshja më e mirë! Plasni!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.