Arrestohet mundësi egjiptian në Paris, sulmoi s*ksualisht një grua

Një mundës egjiptian është vënë në pranga nga policia franceze pasi akuzohet për një sulm seksual. 26-vjeçari i cili përfaqëson Egjiptin në Lojërat

Gusht 9, 2024 - 19:15
 0
Arrestohet mundësi egjiptian në Paris, sulmoi s*ksualisht një grua

Një mundës egjiptian është vënë në pranga nga policia franceze pasi akuzohet për një sulm seksual.

26-vjeçari i cili përfaqëson Egjiptin në Lojërat Olimpike, është arresatu mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se kishte sulmuar një grua jashtë një kafeneje në zonën e Austerlitz në lagjen e 13-të të Parisit.

Prokuroria nuk e përmendi emrin e mundësit, por tha se ai kishte lindur në Egjipt dhe ishte në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Ndërkohë, delegacioni egjiptian konfirmoi identitetin e atletit si Mohamed Elsayed, fitues i medaljes së bronzit në Tokio 2021 në mundjen greko-romake (nën 67 kg).

Në Lojërat e Parisit, atleti u eliminua në raundin e 16-të të mërkurën kundër azerit Hasrat Jafarov.

Elsayed thuhet se ishte “plotësisht i dehur” kur u arrestua, sipas shtypit vendas. Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë të veçantë të premten se hapi një hetim për incidentin.

Nëse provohet fajtor, Elsayed mund të përballet me një ndalim të përjetshëm nga konkurrimi, thuhet në deklaratë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.