Gjithçka nisi kur e bija ishte vetëm 4-vjeç/ Abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon në pranga 40-vjeçari, ngjarja u zbulua nga…

Ky është babai monstër, i cili abuzonte seksualisht me vajzën e tij 9 vjeçare, prej shumë vitesh. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tashmë 40-vjeçari ka rënë në pranga, pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës. Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës […]

Gusht 9, 2024 - 20:10
 0
Gjithçka nisi kur e bija ishte vetëm 4-vjeç/ Abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon në pranga 40-vjeçari, ngjarja u zbulua nga…

Ky është babai monstër, i cili abuzonte seksualisht me vajzën e tij 9 vjeçare, prej shumë vitesh.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tashmë 40-vjeçari ka rënë në pranga, pas denoncimit të bashkëshortes dhe nënës së fëmijës.

Babai akuzohet për përdhunim pasi ka kryer akte seksuale ndaj vajzës së tij tashmë 9-vjeçare që në moshën 4-vjeçare. Vogëlushja, sipas informacioneve të televizionit publik ERT, i ka treguar nënës së saj, gjithçka që po përjetonte nga babai i saj dhe më pas është bërë denoncimi në polici.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit dhe në një aksion policor sot në mëngjes kanë arritur të arrestojnë 40-vjeçarin jashtë qytetit.

Pasi kanë kontrolluar celularin e tij, ata të shokuar kanë gjetur një sërë fotosh dhe video me material pornografik me vetë fëmijën e tij.

Të gjitha sendet e sekuestruara do të dërgohen në Laboratorin e Kriminalistikës së Policisë për hetime të mëtejshme. Familja në fjalë jetonte vitet e kaluara në një zonë të Atikës Perëndimore dhe ishte shpërngulur në dy vitet e fundit në një fshat afër Spartës.

40-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur që nga mosha 4 vjeçare e deri më sot. Sipas informacioneve në mediat greke çështja filloi të zbardhej kur vëllai i vogël gjeti një prezervativ dhe e pyeti se çfarë ishte.

Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Por duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij para motrës që ndodhej në të njëjtën dhomë. Kur vajza ka dëgjua historinë ka shpërthyer në dënesa dhe ka filluar t’i tregojë nënës për tmerrin që po përjetonte nga babai i saj.

40-vjeçari që punon vitet e fundit në një biznes privat në Lakoni, pritet të dalë para gjykatës në orët e ardhshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.