Biznesi i vdekjes/ Lidhi kontratë 300 mln dollarë me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve, David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në […]

Gusht 9, 2024 - 20:35
 0
Biznesi i vdekjes/ Lidhi kontratë 300 mln dollarë me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve, David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën

David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit që lidhi kontratë me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e fishekëve, ka rrëfyer takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Packouz është një prej dëshmitarëve që SPAK ka kërkuar që t’i merret dëshmia përmes letërporosisë në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ndër të tjera Packouz flet edhe per biznesmenin Kosta Trebicka, i cili pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident në qarkun e Korçës.

Ish-zëvëndës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces.

Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.