Përplasje mes dy futbollistëve, ndërpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit

Miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk është zhvilluar në kushte normale. Ndeshja që startoi në orën 19:00, u ndërpre për disa çaste për

Gusht 9, 2024 - 21:20
 0
Përplasje mes dy futbollistëve, ndërpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit

Miqësorja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk është zhvilluar në kushte normale. Ndeshja që startoi në orën 19:00, u ndërpre për disa çaste për shkak se mes lojtarëve të dy ekipeve pati tensione.

Protagonistë ishin Nikaj i Skënderbeut dhe Lorenc Trashi që aktivizohet me Flamurtarin. Të dy këta lojtarë u ndëshkuan nga gjyqtari Enea Jorgji me kartonë të kuq, por nuk u ndal me kaq. Raportohet se mbrojtësi i majtë goditi me top një fëmijë, ç’ka solli irritimin e madh.

Trashi u ndesh me ofendime dhe shishe të hedhura nga tifozët korçarë. Këto e shoqëruan ish-mbrojtësin e Kombëtares deri në momentin që u fut në tunelin e dhomave të zhveshjes. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.