“Lironi djemtë e mi!”/ Oriola Marashi reagon pas arrestimit të Noizyt dhe DJ Crax: Duhet të protestojmë…

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin në Pejë. Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, gjersa këtë kohë ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë dhe bashkëpunëtorët. Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që dyshja të […]

Gusht 9, 2024 - 21:35
 0
“Lironi djemtë e mi!”/ Oriola Marashi reagon pas arrestimit të Noizyt dhe DJ Crax: Duhet të protestojmë…

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan para pak ditësh në Shëngjin për rastin në Pejë. Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, gjersa këtë kohë ka nisur një fushatë për mbështetjen e tyre nga miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi, e cila kërkon që dyshja të lirohen.

Ajo thotë se se duhet të reagojmë në situata të tilla, kundrejt këtyre fenomeneve.

“Jetojmë në disa kohëra që jemi të pafuqishëm kundrejt padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta ‘bërtasim’ apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq”, u shpreh ajo.

Ylli i “Guess” ndër të tjerash shtoi: “Të lirohen djemtë e mi”.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.