Microsoft ngre alarmin: Irani po tenton të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë!

Gjigandi i teknologjisë, Microsoft ka paralajmëruar se Irani po tenton që të ndërhyjë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas tërheqjes nga gara të Presidentit, Joe Biden tashmë kandidatja zyrtare e demokratëve është zëvendës-presidentja, Kamala Harris, e cila do të garojë përballë kundërshtarit të saj politik, […]

Gusht 9, 2024 - 22:40
 0
Microsoft ngre alarmin: Irani po tenton të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë!

Gjigandi i teknologjisë, Microsoft ka paralajmëruar se Irani po tenton që të ndërhyjë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas tërheqjes nga gara të Presidentit, Joe Biden tashmë kandidatja zyrtare e demokratëve është zëvendës-presidentja, Kamala Harris, e cila do të garojë përballë kundërshtarit të saj politik, republikanit Donald Trump.

Sipas Microsoft, ndikimi iranian është vënë re nga përpjekjet për të shpërndarë lajme të rreme përmes faqeve të ndryshme, të cilat synojnë të majtën dhe të djathtën ekstreme si dhe hakerimi i uebsiteve të ndryshme.

Në fokus të sulmeve është vënë kryesisht, ish-presidenti, Donald Trump duke ditur edhe qëndrimin e tij që ai ka ndaj Iranit dhe tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Hakerët iranianë kanë krijuar faqe të ndryshme, njëra prej të cilave është identifikuar si “Nio Thinker”, e cila më parë shpërndante lajme rreth luftës Izrael-Hamas, ndërsa tashmë janë fokusuar në krijimin e sulmeve ndaj Trump.

Irani u përfshi edhe në zgjedhjet e vitit 2020, dhe Microsoft tha se pret që aktiviteti i vendit të përshkallëzohet në muajt e ardhshëm.

Muajin e kaluar, agjencitë e inteligjencës amerikane u thanë gazetarëve se po shihnin se Irani përdorte persona të mediave sociale për të mbjellë mosmarrëveshje dhe për të denigruar Trump.

Kujtojmë se pak më parë, autoritetet e drejtësisë amerikane arrestuan një pakistanez, i cili dyshohej se ishte paguar nga Irani për të kryer atentate ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve amerikanë, përfshirë këtu edhe vrasjen e ish-presidentit, Donald Trump.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.