Terrorizuan banorët me armë zjarri, dy të arrestuar dhe një i proceduar në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe një tjetër është proceduar, pasi qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar

Gusht 10, 2024 - 10:30
 0
Terrorizuan banorët me armë zjarri, dy të arrestuar dhe një i proceduar në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe një tjetër është proceduar, pasi qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan. Në pranga kanë rënë Erion Berisha dhe Petrit Neziri.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Lezhë nga banorët, se në lagjen “Skënderbeg” kishte të shtëna me armë zjarri, shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e automjetit, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg.”

Dy shtetasit e arrestuar dyshohen se kishin marrë automjetin e shtetasit E. G. dhe prej automjetit kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.