Covid-19, OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin. Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve […]

Gusht 10, 2024 - 11:15
 0
Covid-19, OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin.

Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-CoV-2.

“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”, deklaroi autorja e studimit, Margaux Meslé, një eksperte nga OBSH për Evropën.

Studimi zbuloi se vaksinimi kundër Covid-19 shpëtoi jetën më shumë gjatë periudhës kur varianti Omicron ishte dominues, nga dhjetori 2021 deri në mars 2023.

Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit, panë përfitimet më të mëdha për sa i përket jetëve të shpëtuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.