Qëlloi me automatik banesën e krushkut/ Vihet në pranga 63-vjeçari në Divjakë, shkak…

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qëlloi me automatik në banesën e vjehrrit të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga ana e krushkut, se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, ka organizuar punën për identifikimin dhe […]

Gusht 10, 2024 - 11:45
 0
Qëlloi me automatik banesën e krushkut/ Vihet në pranga 63-vjeçari në Divjakë, shkak…

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi qëlloi me automatik në banesën e vjehrrit të djalit të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga ana e krushkut, se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas kërkimit dhe bashkëpunimit me policinë e Divjakës ra në pranga P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ai dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.