Mundësi kuqezi, Chermen Valiev, mëson emrat e rivalëve drejtë së bronztës

Mundësi kuqezi Chermen Valiev ka mësuar para pak çastesh emrat e dy rivalëve drejtë medaljes së bronztë në mundjen stil i lirë për peshat deri në 74 kilogramë. Mundësi neutral Mahamedkhabib Kadzimahamedau ka mposhtur sllovakun Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov me shifrat 6-6. Ky i fundit kërkoi “challange”, e cila nuk ndryshoi vendimin e arbitrave duke bërë […]

Gusht 10, 2024 - 11:45
 0
Mundësi kuqezi, Chermen Valiev, mëson emrat e rivalëve drejtë së bronztës

Mundësi kuqezi Chermen Valiev ka mësuar para pak çastesh emrat e dy rivalëve drejtë medaljes së bronztë në mundjen stil i lirë për peshat deri në 74 kilogramë.

Mundësi neutral Mahamedkhabib Kadzimahamedau ka mposhtur sllovakun Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov me shifrat 6-6. Ky i fundit kërkoi “challange”, e cila nuk ndryshoi vendimin e arbitrave duke bërë që t’i ulet një pikë.

Kështu pengesa e parë në këtë rrugëtim për Chermen Valiev do të jetë Mahamedkhabib Kadzimahamedau.

Nëse Chermen Valiev do të kalojë “pengesën” e parë atëherë do t’i duhet të bëjë llogaritë me serbin Cabolov për të marrë medaljen e bronztë, e cila do të ishte e para për Shqipërinë në Olimpiadë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.