Lufta në Gaza, BE i bashkohet thirrjes së fundit të bërë nga SHBA, Egjipti dhe Katari

BE -ja njoftoi se mbështet thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro

Gusht 10, 2024 - 13:50
 0
Lufta në Gaza, BE i bashkohet thirrjes së fundit të bërë nga SHBA, Egjipti dhe Katari

BE -ja njoftoi se mbështet thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga 7 tetori.

“BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se një armëpushim urgjent në Gaza është e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve.

“Kështu unë mbështes fuqimisht përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që ka nevojë rajoni,” ka shkruar ajo në platformën X.

Edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel shprehu mbështetjen e plotë për thirrjen trepalëshe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.