Dudaev nuk ia del dot, mposhtet në çerekfinale

Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev, është mposhtur në çerekfinale, në kategorinë deri 65kg, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Sportisti kuqezi, nuk ia doli dot ndaj iranianit Rahman Amouzad, me këtë të fundit që triumfoi me rezultatin 11-0. Dudaev eliminohet kështu në çerekfinale, por ende ka shpresë për një medalje të mundshme. Mundësi kuqezi, shpreson që […]

Gusht 10, 2024 - 14:15
 0
Dudaev nuk ia del dot, mposhtet në çerekfinale

Mundësi i Shqipërisë, Islam Dudaev, është mposhtur në çerekfinale, në kategorinë deri 65kg, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Sportisti kuqezi, nuk ia doli dot ndaj iranianit Rahman Amouzad, me këtë të fundit që triumfoi me rezultatin 11-0.

Dudaev eliminohet kështu në çerekfinale, por ende ka shpresë për një medalje të mundshme.

Mundësi kuqezi, shpreson që Amouzad të kualifikohet në finale dhe kjo do bënte që Dudaev, të luftojë për medaljen e bronzit, në bazë të rregullores.

E njëjta situatë si për mundësin tjetër të Shqipërisë, Chermen Valiev, i cili po lufton për medaljen e bronzit, pasi iu hap rruga, nga kualifikimi në finale i rivalit që e mposhti në çerekfinale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.