Tragjedia në Brazil, publikohen fotot e 62 viktimave, mes tyre një vajzë 3-vjeçare

Janë publikuar fotot e 62 viktimave në aksidentit tragjik ajror në Brazil. Sipas mediave të huaja, mes viktimave është një baba dhe vajza e tij 3-vjeçare, një çift të moshuarish dhe shkencëtarë, mjekë e profesorë. Piloti i avionit 35-vjeçari Danilo Santos Romano, i cili kishte filluar karrierën e tij si bashkë-pilot në një A320 të […]

Gusht 10, 2024 - 14:55
 0
Tragjedia në Brazil, publikohen fotot e 62 viktimave, mes tyre një vajzë 3-vjeçare

Janë publikuar fotot e 62 viktimave në aksidentit tragjik ajror në Brazil.

Sipas mediave të huaja, mes viktimave është një baba dhe vajza e tij 3-vjeçare, një çift të moshuarish dhe shkencëtarë, mjekë e profesorë.

Piloti i avionit 35-vjeçari Danilo Santos Romano, i cili kishte filluar karrierën e tij si bashkë-pilot në një A320 të kompanisë Avianca. Pas tre vitesh në këtë detyrë, ai mori detyrën e bashkëpilotit në avionët A330 për fluturimet ndërkombëtare.

Ai ka punuar në Voepass për 22 muajt e fundit pasi ka marrë detyrat e pilotit në korrik 2023.

Piloti shoqërues ishte 61-vjeçari Humberto de Campos Alencar e Silva. Pjesë e ekuipazhit ishte gjithashtu 28-vjeçarja Deborah Soper Avila dhe 41-vjeçarja Rubia Silva de Lima.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.