Do shkaktonin trazira në Beograd, arrestuam katër persona, Vuçiç: Morëm informacione nga Rusia

Autoritetet serbe kane arrestuar katër persona ne oret e von ate se premtes të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira

Gusht 10, 2024 - 15:15
 0
Do shkaktonin trazira në Beograd, arrestuam katër persona, Vuçiç: Morëm informacione nga Rusia

Autoritetet serbe kane arrestuar katër persona ne oret e von ate se premtes të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira gjatë një proteste të thirrur këtë të shtunë në Beograd. Keshtu beri me dije ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

 “Kjo duket qartë nga komunikimi i tyre. Personat do t’i dorëzohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, tha Daçiç.

Disa orë para arrestimit të tyre, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se shërbimet e sigurisë ruse kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, “që kanë për qëllim përfundimtar një grusht shtet dhe rrëzimin e udhëheqjes së zgjedhur në mënyrë të ligjshme”.

“Po, kemi marrë informacion zyrtar nga Federata Ruse, informacione të përcjella përmes kanaleve zyrtare. Disa  njerez që përpiqen të bëjnë diçka me forcë, nuk do t’ia dalin, sepse Serbia po ecë përpara dhe asgjë nuk do ta ndalë. Ky është mesazhi im për të gjithë, qytetaret  nuk duhet të shqetësohen”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët në Serbi, të cilët refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, thonë se shërbimet ruse japin paralajmërime përpara protestave të drejtuara kundër Qeverisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.