U akuzua si transgjinore, boksierja algjeriane fiton medaljen e artë

Imane khelif, boksierja algjeriane që u bë personash viral gjatë ditëve të fundit në olimpiadë më shumë për arsye jo sportive, arriti të

Gusht 10, 2024 - 16:05
 0
U akuzua si transgjinore, boksierja algjeriane fiton medaljen e artë

Imane khelif, boksierja algjeriane që u bë personash viral gjatë ditëve të fundit në olimpiadë më shumë për arsye jo sportive, arriti të fitojë medaljen e artë në peshën deri në 66 kg. Ajo mundi me pikë teknike 5 me 0 rivalen kineze Liu Jang.

Ky ishte ari i parë për Algjerinë në disiplinën e boksit në historinë e lojërave olimpike. Për të mbështetur Khelif në ringun e improvizuar të terrenit të Roland Garros kishin  ardhur mbi 4 mijë algjerianë që jetojnë e punojnë në Francë, aty ku janë një komunitet shumë i madh. Dominimi i Khelif ishte i dukshëm dhe entuziazmi i saj në fund bashkë me lotët e gëzimit çuan në delir të pranishmit.

Algjeriania i fitoi të tre raundet duke i dhënë vendit të vet medaljen e  dytë të artë në këto lojëra, pasi më herët kishte gëzuar në këtë mënyrë edhe gjimnastja Kaylia Nemour. Megjithatë në këtë rast impakti ishte më i madh pasi Imane Khelif u vu në qendër të vëmendjes që në ditët e para të garave të boksit kur u ndesh me italianen Angela Carini…

Nuk zgjati më shumë se 1 minutë ndeshje pasi Khelif e grushtoi fort dhe rivalja italiane u tërhoq duke hedhur dyshime se kundërshtarja ishte një transgjinore, për sa kohë kishte një grusht aq të fortë. Kjo e detyroi komitetin olimpik ndërkombëtare të reagonte duke vërtetur më pas se Khelif kishte lindur vajzë përtej akuzave. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.