Pushuesit dynden drejt Veriut, fluks trafiku në superstradën Milot-Balldre

Që prej ditëve të para të muajt gusht ka pasur një fluks të lartë automjetesh në rrugët e qytetit të Lezhës duke krijuar kaos në lëvizje edhe për zonat turistike. Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh […]

Gusht 10, 2024 - 16:20
 0
Pushuesit dynden drejt Veriut, fluks trafiku në superstradën Milot-Balldre

Që prej ditëve të para të muajt gusht ka pasur një fluks të lartë automjetesh në rrugët e qytetit të Lezhës duke krijuar kaos në lëvizje edhe për zonat turistike.

Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor sidomos në rrugët e qytetit.

Situata më problematike paraqitet në superstradën Milot-Balldre, rrugët drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës.

Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, ku fluksi i automjeteve 10 fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht. Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin rrugët dytësore për të shmangur trafikun e rënduar.

Për ata të cilët duan të udhëtojnë drejt Shkodrës këshillohet të përdoret dalja nga qytetit përmes urës së vjetër të Lezhës, e pushues të cilët zgjedhin plazhin e Kunes si destinacion këshillohet dalja nga rruga Kune-Hidrovor. Policia rrugore këshillon përdorimin sa më pak të automjetit për lëvizjet brënda qytetit duke shmangur kështu trafikun e renduar i cili pritet të jetë prezent deri në javët e fundit të muajt gusht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.