Shqiptari tmerron dasmorët, futet në sallë dhe qëllon me armë

Policia e Kosovës ka lajmëruar se një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në raporton 24-orësh bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 16 gëzhoja. Rasti ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt dhe po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Pas marrjes se […]

Gusht 10, 2024 - 17:15
 0
Shqiptari tmerron dasmorët, futet në sallë dhe qëllon me armë

Policia e Kosovës ka lajmëruar se një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Në raporton 24-orësh bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 16 gëzhoja.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt dhe po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.