Mundësi i SK Tiranës fiton medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, reagon Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e shkëlqyer

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë. “Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për hërë të parë […]

Gusht 10, 2024 - 20:55
 0
Mundësi i SK Tiranës fiton medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, reagon Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e shkëlqyer

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë.

“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike. Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.