Hapet pas 32 vjetësh porta e tunelit të Porto Palermos, Rama: Gjiri i Panormës do kthehet në destinacion të turizmit historik

Pas 32 vjetësh është hapur për herë të parë porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ky është hapi i parë i një projekti për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. “Projekti synon mirëadministrimin e zonës, […]

Gusht 11, 2024 - 09:10
 0
Hapet pas 32 vjetësh porta e tunelit të Porto Palermos, Rama: Gjiri i Panormës do kthehet në destinacion të turizmit historik

Pas 32 vjetësh është hapur për herë të parë porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ky është hapi i parë i një projekti për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

“Projekti synon mirëadministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore. Hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm. Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

“Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.”

Momentin e hapjes së portës së tunelit, kryeministri Edi Rama e ka demonstuar me një video të postuar në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shprehet se gjiri i Panormës do të shndërrohet në një destinacion për turizmin historik në zonë.

“Me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.