Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave, pritet identifikimi i tyre nga familjarët

Nxirren nga vendi i aksidentit, të gjithë viktimat e shkaktuara pas rrëzimit avioni në shtetin brazilian të São Paulo. Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan

Gusht 11, 2024 - 09:25
 0
Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave, pritet identifikimi i tyre nga familjarët

Nxirren nga vendi i aksidentit, të gjithë viktimat e shkaktuara pas rrëzimit avioni në shtetin brazilian të São Paulo. Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

 aeroplanin ndodheshin 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë. Trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve. Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar. Kapiteni Danilo Santos Romano, 35 vjeç, ishte viktima e parë e identifikuar .

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave. Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh. Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.