Zbardhet ngjarja e rëndë në Pogradec ku humbi jetën 42-vjeçari, si nisi sherri pas konsumimit të alkoolit që përfundoj me një viktimë

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga. Burime pranë grupit të

Gusht 11, 2024 - 10:40
 0
Zbardhet ngjarja e rëndë në Pogradec ku humbi jetën 42-vjeçari, si nisi sherri pas konsumimit të alkoolit që përfundoj me një viktimë

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se 42 vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, atje ku ka filluar dhe konflikti me grushta dhe sende të forta

Ka qenë Denis Mece, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Mece është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Mece si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Se bashku me të dyshuari kryesor Denis Mece nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë grupit i hetimit pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.