Protestuesit “paralizojnë” Beogradin, kundërshtojnë ndërtimin e minierës së litiumit në Serbi
Mijëra persona kanë protestuar mbrëmjen e të shtunës në Beograd, për të kundërshtuar planet e qeverisë për hapjen e një miniere të litiumit
Mijëra persona kanë protestuar mbrëmjen e të shtunës në Beograd, për të kundërshtuar planet e qeverisë për hapjen e një miniere të litiumit në Serbi. Demonstruesit e kanë nisur marshimin e tyre në qendër të kryeqytetit serb për t’ju drejtuat urës Gazella, dhe më pas janë ndarë në grupe .Sakaq ata bllokuan edhe 2 stacione hekurudhore, Prokop dhe Novi Beograd.
Protestuesit janë parë nëpër binaret e hekurudhave duke dhe e kanë bërë të pamundur lëvizjen e trenave. Por rreth orës 5:30 të mëngjesit të së kësaj të diele,forcat e policisë të Serbisë i kanë larguar protestuesit duke rikthyer në normalitet transportin hekurudhor
Mes tjerash, është bërë e ditur se policia ka nisur proces penal kundër të gjithë pjesëmarrësve, për pengim të trafikut publik ndërkombëtar dhe rrezik të sigurisë së qytetarëve.
Protesta u organizua nga aleanca e organizatave për Ambientin e Serbisë, pasi qeveria nuk e ka përmbushur kërkesën e tyre për të miratuar një ligj brenda 40 ditësh, që ndalon hapjen e litiumit të minierave në luginën e lumit Jadar, në perëndim të Serbisë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?